Shumë deputetë të së djathtës dhe të majtës kanë braktisur kuvendin dhe i janë drejtuar aeroportit të Rinasit. Destinacioni i tyre do të jetë Franca dhe Euro 2016, e cila starton nesër me ndeshjen mes Francës dhe Rumanisë. Avioni nisjet në 15:15 dhe shumë deputetë, të majtë e të djathtë, kanë konfirmuar se kanë prerë bileta për në Francë.
Aktualisht nga opozita janë rreth 5 deputetë që ndodhen në kuvend, ndërsa në krahun e majtë është parë i vetëm ish Ministri i Financave Shkëlqim Cani./ java/ a.k