632 – Në Medine vdiq Ebu Kasim Muhamed, themeluesi i Islamit, fesë monoteiste bazuar mbi “Kuranin”. Ka kryer bashkimin politik dhe fetar të arabëve dhe në këtë mënyrë krijoi bazën për zgjerimin ushtarak-politik dhe kulturor ndaj Lindjes si edhe ndaj Perëndimit.
1695 – Vdiq astronomi holandez, matematikani dhe fizikanti teorik Christiaan Huygens. Ai zbuloi unazën e Saturnit në vitin 1655 dhe një prej satelitëve të saj, ka shpjeguar rrugën e dritës (parimi Huygens) dhe ndërtoi edhe orën me lavjerrës.
1810 – Lindi kompozitori gjerman Robert Schumann, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm dhe më me ndikim të romantizmit muzikor. (b.an)