Nga Spartak Ngjela
Kemi hyrë në një kohë kur:
Që sot e më tej, derisa të fillojë votimi i Reformës në Parlament, do dëgjoni arsyetimin fëmijënor të Saliut;
Kërcënimet e Bashës për ata që do të votojne pro Reformës;
Dhe, në fund, fjalimet antiamerikane të tre apo katër kukullave të Saliut.
Sot Saliu na tha që Rama i është imponuar Amerikës dhe Bashkimit Europian. Por nuk na tha si. Për të qeshur e për të qarë.
Po ka më reklamë për Ramën? Atëherë shqiptarët po i drejtoka sot si kryeminister një autoritet i madh botëror. Hajde Sali, hajde!
Por…do vijojnë infantilizmat e inatit patologjik të Saliut.
Po Rama?
A e ka marrë në Dorë Amerika këtë çështje? E zgjidh ajo. Ç’hyn Rama këtu?
Kështu tha edhe Churchill kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Boterore: “Tani që në këtë Luftë hyri Amerika – tha ai atëherë – e zgjidh ajo çështjen e fitores”.
E pra, a e ka formuluar ekspertiza amerikane Reformën dhe politika amerikane e do të implementuar ligjërisht në Shqiperi? Normal. Votat në Parlamentin Shqiptar i ka Amerika. Pse tre apo katër antiamerikanë do ta rrëzojnë draftin amerikan në Parlamentin shqiptar?
Po kulmi i komedisë do arrijë kur Berisha me të tijtë t’i “shpallë luftë” Amerikës.
Përfundimisht, asgjë. Do dëgjoni qarramanësi fëmijësh, dhe votim tërësor në Parlament. Koha është e drejtësisë shqiptare. Pa drejtësi objektive nuk ka Bashkim Europian për Shqipërinë. Pse, shqiptarët do të vendosin të qëndrojnë të varfër dhe pa drejtësi shoqërore, sepse iu duhet të shpëtojnë gjëne e vjedhur të berishajve e kompani?
Asgjë nuk mund të bëjë pushteti Berisha sot në Shqipëri. Forca është e popullit që e urren atë dhe adhuron Amerikën. Ky ekuacion është zgjidhur përfundimisht. Shko i kërrusur dhe voto, Sali! Kjo është e vetmja rrugë, leri pezullimet gjyqësore dhe “zbulimet” agjenturore, nuk mundet dot Shtëpia e Bardhë në politikë sot askund në botë./a.m.