Rusia deklaroi sot për herë të parë se është dakord që disa prej vëzhguesve të huaj në zonën e konfliktit në lindje të Ukrainës të armatosen për shembull me pistoleta që të mund të mbrohen, por nuk do t’u njohë atyre një mision të vërtet policor.
Kievi kërkon një mision policor të armatosur në lindje të Ukrainës, ku për momentin vetëm vëzhguesit e paarmatosur mbikëqyrin armëpushimin e dobët mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Moska i është kundërvënë gjithnjë një misioni të armatosur të ruajtjes së paqes, por ministri i Punëve të Huaja, Sergei Lavrov tha sot se “nuk është kundër që disa vëzhgues të OSBE-së të jenë të armatosur me pistoleta për t’u mbrojtur”. (javanews / r.a)