Një përplasje mes një kamioni dhe një autobusi shkaktoi vdekjen e 33 personave, shumica e së cilëve vdiqën të karbonizuar ku u regjistruan gjithashtu 22 të plagosur në Algjeri, sipas autoriteteve.
“Rreth 22 persona u plagosën pas përplasjes së automjeteve rreth orës 02:50 në autostradën pranës Aflou-së, rreth 400 kilometra në jug të Algjerisë”, raportoi Mbrojtja civile e cituar nga agjencia e lajmeve APS.
“Autobusi që kryente itinerarin mes Oranit, kryeqyendra e pjesës veriperëndore dhe Ouarglas, në Sahara u përfshi nga flakët pas rënies në një shpat shkëmbor në vijim të përplasjes me kamionin”, saktësoi burimi. (java . r.a)