Punimet për prishjen e ish godinës së INSIG do të përfundojnë këtë të premte, teksa fadromat e IKMT-së do t’i hapin rrugë kështu mbarimit të Unazës së Vogël të Tiranës.
Punimet kanë ecur ngadalë për shkak se ndërtesa në fjalë është mjaft pranë objekteve të tjera, çka ka kërkuar kujdes të tepërt për prishjen e godinës.
Për të shembur ish ndërtesën e INSIG, Bashkia e Tiranës fitoi gjyqin me pronarët e objektit duke i hapur rrugë kështu zbatimit të projektit të Unazës së Vogël.
Godina e INSIG-ut u vlerësua me një vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që pronarët pretendonin një shumë që shkonte deri në 6 herë më shumë./ java/ a.k