Partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare i janë drejtuar sot Kuvendit të Shqipërisë projekt-ligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Dashamir Shehu, Agron Duka ,Vangjel Dule, Nard Ndoka, Mirela Ferracaku, Eduard Ndocaj, kanë nënshkruar projekt-ligjin në mbeshtetje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë Kreu I, Nisma Ligjvënëse, Neni 68, Propozimi i Ligjeve, pika 1. “ E drejta për të propozuar ligje i takon Këshillit të Ministrave, çdo Deputeti dhe 20 mijë zgjedhësve.”
Qëllimi që Projekt- Ligji të sjellë këto ndryshime në Kodin Zgjedhor : Komisionet Zgjedhore të jenë të depolitizuara. Procesi zgjedhor të drejtohet dhe administrohet nga Gjykata e Lartë, Komisionet të përbëhen nga gjygjtarë, noterë, avokatë e prokurorë; Votimi të jetë elektronik dhe rezultati të dalë ditën e zgjedhjeve siç ndodh në të gjithë vendet e BE-së; Shqipëtarët jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në votime në vendet ku ata jetojnë siç ndodh në shtetet anëtare të BE-së; Sistemi të jetë Proporcional Rajonal me Korektim Kombëtar; Listat e Kandidatëve të jenë të hapura; Barazi në pasqyrimin mediatik;Financim të barabartë për të gjitha Partitë Politike që marrin pjesë në Zgjedhje. Këtë Projekt Ligj e mbështesin 48 parti (pesë parlamentare dhe 43 jo parlamentare) që kanë firmosur dokumentin, dhe mbështetur nga deputetët e kuvendit që ligjëruan sot këkesën për ndryshime në Kodin Zgjedhor. (javanews / r.a)