Kryetari i grupit të deputetëve të LSI Petrit Vasili komentoi çështjen e përgjimit të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë një konference për mediat së bashku me nënkryetarin e ri të LSI Endrit Braimllari, Vasili deklaroi se nevojitet një hetim i thellë nga prokuroria për vendosjen para përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata.
“Jemi njohur nga media. Është problem serioz dhe shumë i rëndë, që kërkon hetim shumëtë plotë, shumë të thelluar dhe përgjegjësi të plotë nga prokuroria. Do të ishte e dobishme nëse prokuroria do ta gjykonte, edhe mobilizimi i ekspertizës dnërkombëtare. Bërja transparente e kësaj çështje do ishte përgjigjia e vetme për hetim. Mbajtja e përgjegjësive të plota për këdo është i përfshirë është qëndrimi i vetëm”, tha Vasili.
Vasili po ashtu shprehu qëndrimin për zbardhjen e plotë edhe të çështjes tjetër të ëprgjimit, asaj të aparaturës së Interforcës italaine për të cilën prokuroria ka nisur veprimet.
Në lidhje me takimin Rama-Basha, Vasili tha se LSI “Mirëpret këtë sipërmarrje politike. Takime me këtë frymë janë të mirëpritura. E rëndësishme të votojmë sa më parë reformën në drejtësi”./a.m.