Nëse ndonjëherë keni poseduar këpucë të firmës Converse, apo të njohura në shoqëri si All Stars, padyshim që i keni vërejtur dy vrima në fund të këpucëve.
Por, për çfarë shërbejnë këto vrima?!
Siç duket, shumë njerëz në internet janë duke e bërë të njëjtën pyetje, dhe përgjigja për këtë është “bar lacing”.
Truku i kësaj metode është t’i ngushtoni këpucët sa më shumë që është e mundur.
Në fillim i hiqni lidhëset nga dy vrimat e para të këpucës, pastaj i vendosni në vrimat misterioze. Kush e di, mund edhe të filloni një trend krejtësisht të ri! /Telegrafi/a.m.