Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rënie me 0.2% në tremujorin e parë të këtij viti, duke zbritur në vlera negative për herë të parë në katër vitet e fundit, ku ndikim ka dhene renia e çmimeve te karburanteve.
Sipas Institutit të Statistikave, komponent tjeter me ndikim përcaktues në uljen e indeksit ka qenë edhe rënia e ndjeshme e zërit të shpenzimeve të transportit. INSTAT ben te ditur se, ne tremujorin e parë të këtij viti indeksi i çmimit te energjis ra me 0.4% me bazë vejtore dhe shpenzimet për makineritë, pësuan rënie me 0.1%.
Rritja e dobët e indeksit të kostos në ndërtim kufizon presionet për rritje të çmimeve të banesave nga krahu i ofertës./a.m.