Suksesi në finalen e Champions League, pa llogaritur fitimet e tjera që ka siguruar Real Madrid gjatë udhëtimit të tij deri në Milano, vlen 15 milionë euro, shifër kjo që presidenti Florentino Perez pritet t’ua shpërndajë futbollistëve dhe stafit teknik.
Numri një i klubit spanjoll u kishte garantuar secilit prej protagonistëve që ndihmuan për të arritur në këtë triumf plot 600 mijë euro.