Nga Arbi Kasapi
Basha: Nuk do më japësh dorën…?
Rama: Ja kam dhënë dorën njëherë kryetarit tënd… kshuqë zëre se ta kam dhënë dorën dhe ty..
Basha: Sikur e lamë që të mos diskutonim kushte…!
Rama: Nuk flas me sikur… por t’i lëmë këto, le të ulemi dhe t’i japim fund kësaj bisede… dhe me të zgjidhjes së reformës!
Rama: Ulu përbalë meje të lutem… këto kohë jam lodhur tepër duke të të parë sesi lëviz nga të gjitha anët!
Basha: Kjo është puna e opozitës! I harrove kutitë e tua ti?!
R:…
B: Nuk e votoj reformën pa garanci!
Rama: Për çfarë garancish e ke fjalën?!
B: Ti e di shumë mirë se për çfarë e kam fjalën…
R:…
Basha: Garancitë janë…
R:… kush?
B:…
Basha: Po ja, e para është reforma zgjedhore! Ndryshe nga ti, unë nuk kam kohë për të humbur në 2017 me kutitë… kërkoj garanci që reforma zgjedhore të japë rezultate dhe më në fund të gëzojmë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme!
R: A je i vetëdijshëm se në këtë vend më shumë ka qeverisur kryetari yt…?!
B:…
R: Gjithsesi… reforma zgjedhore do të bëhet! Dhe jam i gatshëm, që kur koha të vijë, të jem i hapur për çfarëdolloj propozimi… përfshi këtu edhe fiksimin që ke ti për votimin elektronik e biometrik e biologjik… si të duash!
B:…
R: Meqë ti s’po flet, po them dhe dy fjalë…
Basha: Jo jo prit, se të dëgjoj boll në lajme! Reforma në drejtësi është bërë shumë e komplikuar… ndonjëherë më vjen të qesh kur të shoh… a e merr vesh atë ti?! Kam dashur shumë shpesh tëta bëj këtë pyetje…të lëmë mënjanë “faktin” se kjo është reforma e Shullazit… mua më duket sikur ti s’ja ke haberin asaj por po ecën si ai kali që e ka shikimin paksa…
Rama: Që sheh vetëm drejt?!
Basha: Po!
R: Po sigurisht! Ti këtë nuk kupton… e si ta kuptosh ti, kur ty nuk të lënë të kuptosh… Po ashtu e kam shikimin! Kupto që kjo reformë është domosdoshmëri, nuk ecet pa të!
Basha: S’kishte nevojë të ma thoje këtë
R: Po atëherë, ku e ke hallin?!
B: Kërkoj garanci…
R:….hehehe…. për çfarë garancish e ke fjalën…?!
B:….
R:… kjo heshtja… besoj e kupton që kjo heshtje “flet” atë që mendoj unë se është…?! Por gjithsesi, mos prit prej meje që tët jap garanci për diçka që nuk e kam në dorë.
B:….
R: Sa për draftin tënd… nuk e kam lexuar…
Basha: Hahahahaha…. sigurisht që e ke lexuar….!
R:…..
Basha: Ideja është që të hiqen disa institucione dhe të mos preken mandatet e disa zyrtarëve të lartë…
Rama: S’e kuptoj se pse ti shqetësohesh për Ll… pse pikërisht ti, nuk e kuptoj!
B:….
Rama: Nuk e prekim dot arkitekturën e reformës…
Basha: Venecia ka thënë…
Rama: AAAAAA…. Boll tani! Venecia venecia…! Boll… e kupton ti që unë do ta çoj për miratim këtë javë në parlament?!
B:… po votat ku do i gjesh…?!
Rama: Pse ti kujton se andej nga ana jote të marrin seriozisht ty?!
B:….
Rama: Javën tjetër unë e çoj në parlament…
Basha: Po s’ke vota… ti çoje po deshe… nuk më vjen keq fare të bëjmë zgjedhje të parakohshme…
Rama: A nuk e kupton ti që flet për ëndrra me sy hapur?! Si nuk të vjen keq ty të bëjmë zgjedhje të parakohshme? Se mos fiton dot ti! Harroje! Kaq gjë e di shumë mirë ti, nuk je aq budalla sa kryetari jot, që ka nja 6 muaj që nuk i përmend për keq emrin M…
B:…
Rama:…
Basha…. hem…. ….. ….
Rama: …. …. …. pfffff….. ….
Basha: hë…..
Rama: Po ça hë……. …….
Rama: Po Halimin pse e hoqe amon….?!
Basha: Po lërë tani ça muhabetesh kot ke….!
Rama: E di unë që nuk të pëlqen se vure një që flet si ti… do e kishim zgjidhur këtë konsensusin sikur të kishim lënë komisionin të merrej vesh vetë…
Basha:… se ke keq…
Rama: Si thua?
Basha: Cfarë…?
Rama:… e lëmë ne…..
Basha: çfarë…?
Rama: Saliun…. po reformën pra reformën!!! Çfarë thot…. reformën pra, ja lëmë të tjerëve në dorë
Basha:…
Rama:… ça halli ke… nuk duket sikur je kundër… prap me interpretimin e heshtjes tënde do merrem unë…
B:……. s’ është kaq e thjeshtë…..
Rama: E di….
Rama: Dmth, as unë nuk dua ta lë por di të them që bashkë nuk zgjidhim gjë….
Basha… ok…. kshu e lëmë….
Rama: Të lutem shumë, të përgjërohem madje, mos e dridh sa të dalësh prej këtu…
Basha:…
Rama: A e diskutojmë pak se çfarë do themi kur të dalim aty tek tufa e uritur e kamerave?!
Basha:… fillove ti me kto propagandat e tua?! Nuk do dali kush…. ti dhe sensi yt i protagonizmit… makinë ke ti apo tët çoj unë?!
Rama:… pfff… (kërcitje e karriges)…
Basha: (iku ky?! Po çpati… unë nuk thash ndonjë gj të keqe, as Koçon nuk e përmenda…)
(Në makinë) Rama: (Në celular)….
Xhafaj: Alo…
Rama: Struktura nuk preket!
(Në makinë) Basha: (Bie celulari)
SB: Si shkoi?
Basha:….. iku ai
SB: Mir… (Fik celularin)
Basha: (Në telefon)
Bylykbashi: Po
Basha: Drafti është shumë kompleks…