Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh keqardhjen e sinqertë dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike të autobusit të besimtarëve në Krujë, duke ngushëlluar njëkohësisht familjarët e viktimës që humbi jetën.
Kreu i Shtetit, krahas shqetësimit për ngjarjen e rëndë, uron një shërim sa më të shpejtë të të lënduarve të shumtë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme.
Presidenti Nishani kërkon gjithashtu nga Prokuroria dhe organet e ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen e rëndë me pasoja fatale për pelegrinët e aksidentuar, në mënyrë që të dalë në dritë e vërteta dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie. (javanews.al /r.a)