Vijnë dy dëshmitë e para nga të mbijetuarit e tragjedisë në Krujë, ku dy persona mbetën të vdekur dhe 12 të tjerë të djegur rëndë, pas flakëve që pushtuan autobusin ku brenda ishin rreth 30 besimtarë ortodoksë të Kishës së Vlorës.
Një prej të të plagosurave rrëfen ngjarjen për Report TV. E shtruar në QSUT shprehet se flaka nisi nga motorri i autobusit dhe se ishte shoferi “ai që na mori në qafë shprehet Luciana Mita
Ndërkohë dëshmitari tjetër tha se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave… por fatmirësisht një person është gjendur me një spatë dhe ka thyer xhamat, duke bërë të mundur që njerëzit të dilnin nga autobusi.
“Pak sekonda ishte e gjithë puna… plasi flaka menjëherë, ishte momentale, nuk e mendoni të ndodhte një gjë e tillë. Na rastisi njëri me spatë aty, qëlloi dhe theu xhamat e që mund të dilnim.
Njerëzit nuk kishin si dilnin, sepse ajo derë e autobusit është e vogël… dy sekonda pas tymit plasa flaka, dhe as ne nuk arritëm ta kuptonim.”- tha dëshmitari tjetër i cili ka folur për News24.
java/ a.k