“Duhet të më japësh 1 mijë euro ose do të nxjerr në Facebook fotot e tua nudo”. Ky ishte mesazhi që një vajzë e re ga Durrësi kishte marrë në llogarinë e saj Facebook nga një shtetas me inicialet F.H.
Ky person kishte mundur të hakonte llogarinë e vajzës nga ku kishte siguruar disa foto intime të saj. Ai shntazhoi më pas të renë nga Durrësi duke i kërkuar 1 mijë euro, ose në të kundërt do të publikonte fotot që dispononte.
Por vajza i’u drejtua policisë me një kallëzim penal. Pas denoncimit të shtetases S.F. uniformat blu kanë proceduar penalisht të riun dhe e kanë shpallur në kërkim atë./Javanews/a.m.