Jose Mourinho është konfirmuar si trajner i ri i Manchester Unitedit.
Ish trajneri i Chelseat dhe Real Madridit, Jose Mourinho, e ka nënshkruar kontratën sot rreth orës pesë në një hotel në Londër, transmeton Sky Sport.
Sipas Sky Sport, zyrtarizmi i portugezit do të bëhet gjatë ditës së premte, pasi tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Untiedit.
Portugezi ishte veshur me kostum dhe u pa ndërsa hynte në hotelin ku e prisnin zyrtarët e United dhe pasi gjithçka ishte formalizuar, Mou doli me një shishe verë në dorë.
Sipas mediave britanike, Mou ka firmosur për 3 vite dhe do të përfitojë 15 milionë paund në sezon duke e bërë njërin nga trajnerët më të paguar në botë./a.m.