Një 9-vjeçar është zhdukur dje në Durrës, duke vënë në alarm policinë. Nëna e tij ka deklaruar se fëmija është parë për herë të fundit mbrëmë në një pikë PlayStation, pranë shtëpisë, por pas kësaj nuk ka pasur më asnjë lajm nga i biri.
Pak minuta më parë, nga policia e Durrësit është bërë e ditur se djali, me emrin Brajan Plaku, ka fjetur mbrëmë në shtëpinë e një shoku, ku ka thënë se ka marrë leje nga prindërit.
Sot në mëngjes, ka dalë duke thënë se do të shkojë në shkollë, por nuk është paraqitur atje, duke e veshur me më tepër mister ngjarjen.
Aktualisht, policia nuk ka asnjë pistë për vendndodhjen e mundshme të 9-vjeçarit.
D.I.