Si sot, më 24 maj, por në vitin 1543, vdiq astronomi polak Nicolaus Copernicus, krijuesi dhe themeluesi i sistemit heliocentrik të astronomisë moderne, autor i sistemit të “qarkullimit të trupave qiellorë”.
Puna e tij shkencore, e cila paraqet një pikë të madhe të kthesës në historinë e shkencës, ka krijuar bazën për zbulimet më të mëdha të Johannes Kepler dhe Isak Njutonit.
Si sot, por më 1686 ka lindur fizikanti gjerman Gabriel Daniel Fahrenheit, i cili në vitin 1726 ka realizuar termometrin e parë me zhivë dhe shpiku një lloj-shkalle për të matur temperaturën me 180 gradë, e mbiquajtur me emrin e tij. (b.an)