Në një intervistë për faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Vladimir Petkoviç, ka folur për sfidën e parë në Kampionatin Evropian, Zvicër-Shqipëri, çfarë mendimi ka për Kombëtaren tonë, objektivat e Zvicrës në Francë dhe mbi të gjitha për çështjen e shumë diskutuar, duelin mes shqiptarëve.
Rruga për në Euro 2016 ishte e vështirë. Pas tri humbjeve u renditët të dytët pas Britanisë së Madhe në Grupin E. Kush janë objektivat tuaja në Francë?
Ne kërkojnë të kalojmë fazën e grupeve dhe të mbërrijmë në pjesën e dytë të turneut. Kur të mbërrijmë aty, do të gjejmë kohën për të shpallur synimet.
Në raundin e parë do të luani kundër Francës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është kundërshtari më i fortë për ju ?
Të 3 janë ekipe të forta. Nuk do ishin pjesë e kampionatit nëse nuk do të ishin të forta. Nuk mendojmë se kampionati me 24 skuadra është ide e keqe. Ekipet më të mira të Evropës luajnë në Euro 2016. Çfarë mund të kërkosh më tepër? Megjithatë, kjo do të thotë se rruga drejt qëllimit tonë do të jetë shumë e vështirë. Nëse doni një emër për pyetjen, unë them Franca. Ata janë favoritët jo vetëm të Grupit A, por dhe për fitimin e titullit.
Ju merrni pjesë për të katërtën herë në Kampionatin Evropian. A është diçka e veçante për ju, pjesëmarrja në Francë ?
Është gjithmonë mirë nëse nuk je shumë larg shtëpisë. E lehtëson shumë udhëtimin.
Megjithatë, kur je në krye të detyrës nuk e ndjen shumë ndryshimin. Shpresoj që shumë tifozë Zvicerane do të vijnë për ta mbështetur ekipin. Qytetet ku do luhet, nuk janë shumë lart Zvicrës…
Çfarë pritshmërish keni nga ekipi i Shqipërisë ?
Së pari, ekipi shqiptar e meritoi totalish kualifikimin. Ato bënë një punë të mirë në një grup që nuk ishte i lehtë. Një ekip që mundi Portugalinë në Portugali është e aftë të arrijë edhe më shumë. Kanë lojtarë shumë të fuqishëm. Kanë një frymë ekipi shumë të mirë. Janë ekpi i vështirë, jo vetëm për ekipin e Zvicrës. Ana mediatike ka shumë emocione, madje është përdorur dhe terminologji e arteve marciale për këtë ndeshje. Me të vërtetë është një ndeshje e vecantë, megjithatë në fund të fundit mbetet një ndeshje futbolli, që do e fitojë skuadra më e mirë.
Shumë lojtarë shqiptarë luajnë për ekipin Zviceran. Kë njihni më mirë nga ato?
Ne i njohim shumë mirë, dhe e di mjaft mirë që ka dhe lojtarë të tjerë nga kampionate të ndryshme. Nuk ka nevojë të përmendim emra.
Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë për të parën herë në histori në Kampionatin Europian.
Një punë e mirë nga një person e shkëlqyer. Ne luajtëm kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës, dhe ishin një ekip shumë i vështirë për tu mundur. Deri më tani, ata janë përmirësuar shumë. Mendojmë që De Biasi ka gjetur talentet, shpirtin dhe disiplinën e duhur .
Kush do ta fitojë Euro 2016?
Franca
fshf.org/d.i.