Pavarësisht se janë hapur shumë kanale komunikimi në Internet, Facebook mbetet një nga më të preferuarit. Ka qenë dashuria e parë për të gjithë, por nuk përdoret siç duhet nga të njerëzit, ka edhe nga ata që abuzojnë.
Një vajzë minorene nga Tirana ka treguar një rast që i ka ndodhur së fundmi. Në inbox-in e saj ka ardhur një mesazh që e ka shokuar. Një person i kërkon asaj që të bëhet pjesë e lidhjes së tij me një vajzë tjetër.
Ai thotë se është në një marrëdhënie me një vajzë tjetër, por do të dëshironte që edhe vajza nga Tirana t’ju bashkohej duke i bërë komplimente për pamjen.
Realisht kjo nuk është çudi, raste të tilla ndodhin, por për një minorene kjo është shokuese. 17-vjeçarja thotë se e ka injoruar këtë mesazh dhe ka bllokuar adresën nga i cili i ka ardhur kjo kërkesë.
Tregoni kujdes me fëmijët që kanë hapur adresa në Facebook, pasi mund të gënjehen dhe mund të përfundojnë në një rrugë të errët që edhe ndërhyrja e mëvonshme nuk do bënte punë. (jetaoshqef / r.a)