ISIS mori edhe përgjegjësinë e një serie shpërthimesh të koordinuara që tronditën Sirinë.
Në disa sulme paralele, të paktën 78 persona humbën jetën në dy zona bregdetare të vendit.Ndërsa disa kilometra më larg , pikërisht në Jemen në një bazë ushtarake, militantet kishin vendosur eksplozivë që i kushtuan jetën të paktën 43 ushtarëve.
Disa prej sulmeve që tronditën qytetet Tartous dhe Jableh u kryen nga atentatorë vetëvrasës, thotë Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
Sipas medias shtetërore siriane, në mesin e shënjestrave ishte edhe një spital e dy stacione autobusësh të mbushura plot me njerëz.
Sulmet e një shkalle të tillë kanë qenë mjaft të rralla në zonat e konsideruara si fortesa të regjimit të Bashar al Assad-it.
TCH/d.i.