“Natën e mirë”. Këto ishin fjalët e fundit të pilotit të avionit Airbus 320 të Egypt Air, që dyshohet të jetë rrëzuar nga një sulm terrorist.
Në video dëgjohet zëri i pilotit që bën raportimin e tij të fundit. Ndërkaq forcat ushtarake të Egjiptit kanë publikuar disa fotografi të disa mbetjeve të cilat janë gjetur gjatë kërkimeve për avionin e rrëzuar në Detin Mesdhe.
Mbetjet përfshijnë pjesë të sediljeve të avionit, jelekë shpëtimi dhe objekte të tjera që kanë shenjën e avionit.
d.i.