Si sot, por më 21 Maj të vitit 1471, ka lindur piktori gjerman dhe gdhendësi Albrecht Dürer, një prej mjeshtrave më të mëdhenj të Rilindjes.
Ai bëri portrete me vlera të mëdha artistike dhe dokumentare si edhe gravura të jashtëzakonshme në dru dhe bakër, të cilat karakterizohen nga vizatimi i saktë (“Apokalipsi”, “Mundimi i madh”, “Jeta e Virgjëreshës”).