Izolina Rosi jeton në Romë, i ka 90 vjet dhe kandidatja më e vjetër në zgjedhjet lokale në kryeqytetin italian.
Agjencia ANSA shkruan se emri i gruas së vjetër, e lindur para nëntë dekadash në Banjoli del Trinjo në rajonin italian të Molize ,gjendet në listën zgjedhore , si kandidat jo në një por në dy komuna në Romë, cituar nga Express.
Agjencia italiane transmeton se në listën zgjedhore gjenden edhe 20 kandidatë të cilët të gjithë sikurse edhe Rosi kanë lindur në Molize. (b.an)