Një autobus me rreth 60 studentë është përplasur me një furgon mallrash. Për fat të keq shoferi i furgonit nuk u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa mbeten të plagosur edhe studentë, për gjendjen e të cilëve ende nuk ka të dhëna të sakta.
Një dëshmitar në vendngjarje bën me dije për “Jetaoshqef.al” se e ka parë me sytë e tij kur shoferi po jepte shpirt, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Këmbët e tij kishin ngecur keq dhe për të hapur derën sollën sharrë elektrike, por nuk kishin gjenerator./a.m.