Fakte të reja dalin në dritë nga skandali seksual i publikuar një ditë më parë në jetimoren e Shkodrës. Sipas burimeve të Shqiptarja.com tre janë vajzat e abuzuara seksualisht 6, 8 dhe 11 vjeç.
Ata kanë dhënë dëshminë e tyre para bluve të Shkodrës duke theksuar se abuzimi ka ndodhur brenda institucionit të jetimorës çka lë të nënkuptohet se ai mund të jetë bërë nga pjesëtarë të tjerë të jetimores.
Sipas dëshmisë së të miturave në qendër ka patur platforma dixhitale, dhe në shumicën e kohës ata rrinin të vetëm në godinë dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin të
shikon filma erotik. Sipas tyre edukatore iknin nga qendra me orë të tëra.
Ndërkohë policia konfirmon se ka ndaluar A.Llazani, 46 vjeç, V.Marku, 55 vjeç, Sh.Nishan, 57vjeç. R.Camaj, 29 vjeç, N.Ramolli, 37 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar proçedimin penal për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çeshtje janë pyetur të gjithë femijët e institucionit “Qëndrës Rezidenciale të Femijëve Shkollorë 6-18 vjeç” dhe rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht.
Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.