Autoritetet e aviacionit egjiptian nuk kanë bërë ende konfirmim zyrtar të rrëzimit të avionit në detin Mesdhe, pranë ishullit grek Karpathos, ndonëse kanë deklaruar për agjencinë Reuters se i besojnë lajmet e dhëna më parë.
“Teoria e rrëzimit në det është e konfirmuar pas kërkimeve paraprake dhe faktit që nuk është ulur në asnjë nga aeroportet pranë”, tha një zyrtar i lartë aviacioni, i cili preferoi të mos identifikohej.
Burimi shtoi se “po merren parasysh të gjitha shkaqet e mundshme për katastrofën, që nga avari teknike, deri tek aktet terroriste apo ndonjë rrethanë tjetër. Gjitçka do të sqarohet kur të gjejmë avionin dhe të kontrollojmë kutitë e zeza”.
Ndërkaq, nga ministri e mbrojtjes e Greqisë raportohet se po bëhen hetime lidhur me deklaratën e kapitenit të një anijeje tregtare, i cili raportoi për “flakë në qiell”, rreth 130 milje detare në jug të Karpathos.
D.I.