Ministri për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiç ka deklaruar se kthimi i të shpërngulurve në Kosovë është zgjidhja më e dëshiruar.
Ai ka theksuar se integrimi është çështje komplekse dhe e ndjeshme por edhe e drejtë që mund ta shfrytëzojnë të gjithë të shpërngulurit.
“Vullneti i tyre është më i rëndësishmi dhe gjithsesi se ai do të merret gjithmonë para sysh si prioritet i prioriteteve”, ka theksuar Jevtiç në takimin teknik të grupit punues për zgjidhjen afatgjate të çështjes së personave të shpërngulur nga Kosova dhe ka shtuar se “të shpërngulurit nuk janë numër matematikor dhe se pas 17 vjetësh shpërnguljeje ata janë lodhur duke qenë pjesë e analizave të huaja” , citon tanjug të ketë thënë Jevtiç, transmeton Koha.net.
(b.an)