Debati për pajisjen përgjigjuese ka thithur brenda vetes edhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia. Ai shkruan në Facebook, duke e quajtur presidentin Kapterri Nishani, ndërkohë që quan pjesë të komplotin për të rrëzuar shtetin edhe Ilir Metën.
“Koalicioni mafioz, marshalli i zi, kapterri Nishani, veshi i partise Ajazi, prokurori i korrupsionit Dhalla dhe shtangisti i skraparit jane hedhur ne sulmin final per te rrezuar shtetin shqiptar qe po mundohet te ngreje poturet qe keta ja hoqen per 25 vjet më radhe ,duke e perdhunuar ,vjedhur ,vrare e masakruar.
Besoj se gjithe shqiptaret e kane kuptuar kete lufte te piset dhe mire organizuar. Si eshte e mundur qe ne nje shtet ,shefi i sherbimeve sekrete raporton tek ish shefi i tij tashme ne opozite, dhe nuk raporton tek kryeministri qe e ka per detyre kushtetuese? Si raportoka ne menyre gojore tek shteti i krijuar paralel dhe jo tek ai legjitim?
Paguhet nga takspaguesit e vafer shqiptare ,dhe raporton tek gjakpiresit e ketyre takspaguesve? Dhe si per ironi ky spiun i gazidedes na dekorohet nga kryeministri te cilin nuk begenis ta njoftoj qofte edhe ne menyre gojore.
Nuk e njoh ministrin e sotem te Brendshem dhe nuk kam ndonje simpati per shkak te forces politike qe perfaqeson, por duke pare qe ky minister eshte i sulmuar nga nje kolicion i tere i krimit, tregon qe ai eshte ne rruge te drejte dhe e mbeshtes dhe kerkoj nga gjithe shqiptaret e ndershem ta mbeshtesin, pamvarsisht bindjeve politike. Mund te kete njemije gabime por te jesh ne lufte me nje strukture kriminale te drejtuar nga vrasesi më i madh i ketij shteti, që eshte marshalli i zi me ushtaret e tij te bindur e strukturuar, eshte nje akt atdhedashurie qe duhet perkrahur…”, shkruan Haxhiaj.
d.i.