Partia Demokratike del me një draft paralel për Reformën në Drejtësi. Kreu i demokratëve Lulzim Basha në një deklaratë për mediat theksoi se pikërisht ky draft do të jetë bazë e negociatave me PS dhe LSI në procesin e finalizimit të reformës së shumëpritur të drejtësisë.
“Sot grupit të PD iu bë prezantimi i plotë i draftit për reformën në drejtësi, me reflektimin e ekspertëve. Në vlerësimin tim drafti jep zgjidhjet për gjithë cështjet e mbetura peng i dialogut politik. Ky dialog nuk do vonojë. Për pjesën e sistemit ku Venecia ka thënë që palët duhet të gjejnë gjuhën, PD ka tashmë një draft të konsoliduar, që do jetë baza e negociateve me PS me LSI në procesin e finalizimit të drafit për reformën”- tha Basha.
Pyetur nga media, nëse me këtë draft po rrëzohet arkitektura e drejtësisë, e cila edhe sipas Venecias nuk duhej prekur, Basha iu përgjigj: Mos keqinterpretoni c aka thënë Venecia, nëse Xhafa ka thënë se kemi 12 persona që duhen paguar sa presidenti dhe 7 të tjerë që paguhen me rroga të majme, kjo nuk bëhet.
“Shqiptarët e shohin që mezi gjejmë njerëz të përshtatshëm për vendet në gjykata, ne vuajmë, kush janë këta 12 fatosë dhe 7 pionierë që do marrin përsipër këtë detyrë. Nëse duan t’i gjejmë vend pune Sadushit, Ibrahimit, Xhafës nëse do të ikë, apo edhe Alibeajt, e me radhë, atëherë bëjmë reformë që t’u gjejmë punë këtyre me rroga të majme” – tha Basha.
Panorama/d.i.