Lideri i opozitës Lulzim Basha ka komentuar çështjen e pajisjes së përgjimit, duke thënë se pa largimin e Ministrit Tahiri dhe drejtuesëve të tjerë të lartë të policisë, prokuroria nuk do të mundë të zbardhë dot skandalin.
“Ne kemi një pozicion të qartë për këtë cështje, ne kërkojmë transparencë… dhe kjo është një detyrim kushtetues.. ne jemi investuar për transparencë, ata janë investuar për mjegull.. shikoni deklarimet e fundit të Ministrit në vetëm këto 48 orë!
Ne kërkojmë transparencë dhe së dyti zbatimin e ligjit! Kjo do të thotë që Prokuroria të bëjë një hetim të plotë e të paanshëm… Sajmir Tahiri po e bllokon hetimin, prandaj largimi i tij është parakusht që ky skandal të zbardhet!
Ky skandal nuk do të zbardhet dot, nëse nuk largohet Tahiri dhe drejtuesit e lartë të policisë.”- tha Basha. javanews. a.k