Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër çiftet më pëlqyer nga publiku, jo vetëm për karrierën e tyre profesionale, por edhe për marrëdhënien e tyre të konsoliduar.
Ata janë së bashku prej 6 vitesh dhe si duket tashme në marrdhënien e tyre kanë vendosur të hedhin një hap edhe më të rëndësishëm.Kjo kuptohet nga postimet e fundit që Xhensila ka bërë në rrjetet sociale ku tregon sesi po rregullohet shtëpia e saj e re. Ndoshta martesa për çiftin është ende larg, por bashkëjetesa duket më afër se kurrë.