Çfarë e bën një burrë një super-dashnor në krevat? Një përzierje e mirë mes aftësive praktike dhe njohurive teorike. Ai duhet të dijë mirë se cilat janë zonat më erogjene të trupit.
Sepse duke e ditur mirë se cilin buton duhet të shtypësh, do e kënaqë plotësisht atë.
Por për fat të keq, shpesh meshkujt fokusohen tek ato pjesë të trupit që janë vërtet shumë të rëndësishme për seksin: këmbët, të pasmet dhe gjoksi.
Por ka edhe pjesë të tjera të trupit, për të cilat duhet treguar më shumë dashuri.
Ja disa zona erogjene të femrave që harrohen shpesh:
-Pjesa e pasme e qafës: Studiuesit e Universitetit të Kebekut në Kanada kanë zbuluar se pjesa e pasme e qafës është e ndjeshme është sa asnjë pjesë tjetër e trupit. Ndaj të dashur meshkuj, nuk ju prish punë nëse bëheni pak vampirë.
-Fyti: Pjesa e përparme e qafës lëshon sinjale kënaqësie direkt mes këmbëve, mjaftojnë disa puthje të buta.
-Pas veshit: Llapa e veshit duhet të bëhet më shpesh pjesë e programit erotik. Por edhe pjesa direkt pas veshit është një zonë shumë erogjene. Lëkura atje është shumë e hollë dhe e ndjeshme.
-Klavikula: Për fat të keq kjo pjesë harrohet shumë shpesh nga meshkujt. Shumë gra eksitohen nga prekja në këtë zonë.
-Sipër të pasmeve: Pjesa direkt sipër të pasmeve është shumë më e ndjeshme nga sa mendoni. Disa mbaresa nervore e bëjnë shumë sensibël.
-Gjunjtë: Zakonisht mendohet se gjunjtë nuk janë shumë të ndjeshëm. Gaboheni! Provojeni gjatë paralojës seksuale dhe do habiteni. mapo