Deputeti i Parlamentit shqiptar Eduart Ndocaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh.
Dy ditë më parë ai u shfaq në zyrat e FBI me një dosje të kuqe në dorë dhe bëri të ditur se kishte marrë kërcënime me jetë në Shqipëri. Dje Ndocaj u shfaq teksa bënte nderime në Dallas, në vendin ku është vrarë J. F. Kennedy, ndoshta per te treguar se nuk i druhet kundershtareve te tij dhe se do te vijoje i patrembur rrugen e tij ne politike.
Ndocaj ka hipur edhe në Kadillakun e zbuluar me të cilin udhëtonte Presidenti Kennedy ditën që u vra në Dallas. (javanews.al / r.a)
Faqja zyrtare e Ndocajt në Facebook shkruan:
“Deputeti Ndocaj eshte politikani i pare shqiptare qe ben nderime ne memorialin kushtuar vrasjes se Presidentit Kennedy. Kennedy u vra per idealet e Demokracise dhe luftes kunder krimit te oorganizuar, organizatave mafioze. Presidenti Kennedy edhe pse qeverisi 1000 dite ai i dha nje dimension te ri konceptit te demokracise dhe vlerave per nje Europe te bashkuar. Fjalimi i tij ne Berlin afer Murit eshte nje nder fjalimet me historike ne mbrojtje te Perendimit dhe vlerave perendimore. Po ashtu Kennedy beri te mundur qe njeriu te mendonte per dimensionin e tij universal per tu ulur ne hene, per te studiuar hapesiren. Keto koncepte te Kennedy ndihmonin nje Toke te bashkuar perballe sfidave te universit. Nje nder theniet me te njohura te Kennedy mbetet: Mos pyesni cfare ben Amerika per ju, por cfare beni ju per Ameriken. Dinastia Kennedy eshte nje nder dinastite me te fuqishme te Botes, por edhe me fatkeqja. I fundit i Kennedy ishte vellai i vogel Teddy qe vdiq duke qene nje senator i perjetshem me kontribute te rendesishme per Kombin amerikan”.