Vullkanet kanë nxjerrë nga toka material të krijuar gjatë 50 milionë viteve të para të krijimit të sistemit diellor.
Materiali – i gjetur në Ishullin Baffin në Kanada dhe në një rajon afër Ishujve të Solomonit – është rreth 4.5 miliardë vjet i vjetër, që daton që nga koha e hershme e krijimit të Tokës.
Fakti që këto materiale kanë mbijetuar miliarda vjet, mund të hedhë dritë mbi lindjen e planetit tonë, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët thonë se ky zbulim do të mund t’u ndihmojë hulumtuesve të kuptojnë procesin që formoi planetin tonë. a.k