Nga Spartak Ngjela
Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, është në Tiranë.
E shihni se sa rëndësi që ka vendosja e moralitetit, drejtësisë dhe normalitetit perëndimor në Shqipëri, për politikën e sotme amerikane?
Ende ka shpresë mizerabiliteti shqiptar për mbijetesë në shpinë të shqiptarëve?
Vërtet mendon Saliu se e mund Amerikën në emër të korrupsionit shqiptar?
Parlamenti shqiptar do ta votojë Reformën në Drejtësi me 135 vota pro dhe pesë mungesa. Por, edhe këta të munguar do të shkojnë të votojnë Reformën perëndimore të Shqipërisë.
Ajo që iu duhet shqiptarëve tani është optimizmi se do ta flakin përfundimisht të keqen e tyre.
Turp historik për këtë klasë politike që ù përkul me diktat ndërkombëtar për t’i hequr duart e saj të ndyra nga gryka e shqiptarëve. E vodhën këtë popull, e shtyne detetve e maleve për t’u arratisur nga atdheu i vet; e varfëruan ekstremisht dhe kurrë nuk hoqën dorë, madje edhe atëherë kur e panë që, për të shpëtuar gjëne e vjedhur, duhej të hynin në luftë me të gjithë botën ku shqiptarët aspirojnë të kapin vetveten si histori të humbur. Turp historik! Pse, kaq i lehtë mbete gjithmonë, o Sali rrungaja, që di të bësh vetëm zhurmën e shkatërrimit!
Te shohim do dalin sërish tani injorantët e të flasin për sovranitetin, në një kohë që vetë për veten e tyre janë shitur për një pjatë supe, dhe kane shitur hapur interesin kombëtar bashkë me padronin e tyre?
Gjithçka po shkon si në gjalpë. Donald Lu e dinte shumë kur iu tha të gjitheve: “merreni me shtruar, se e mira e shqiptarëve, është edhe e mira tuaj”. Po kujt i thosh? Infantilizmi politik nuk ka brirë. Madje Kreshniku shqiptar na kumtoi dhe 5000 ushtarët bashibozukë të tij. Hajde injorant hajde!
Tani gjithçka është drejt fundit: muaji qershor është muaji i shqiptarëve.