Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martuar vajzën më të re, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar, në një ceremoni të madhe dhe të sigurisë së lartë në Stamboll, ku i ftuar ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Zyrtarë nga Kosova nuk janë parë të kenë marrë pjesë në ceremoni.
Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye.
Dasma filloi me recitim të Kuranit, raporton televizioni privat NTV.
Radio Sarajeva shkruan se në dasmë kanë marrë pjesë presidenti i 11-të i Turqisë Abdullah Gul, kryeministri i Turqisë Amhet Davutoglu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk Hulusi Akar, një anëtar i Presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Pakistanit Nawaz Sherif, si dhe shumë zyrtarë qeveritarë, biznesmen dhe artistë, transmeton Gazeta Express.
Në ceremoni kanë marrë pjesë gjashtë mijë persona. (Express/r.a)