Koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri kërkoi hetim për videoskandalin Xhelili duke bërë të qartë distancimin e partisë së tij nga kjo ngjarje.
”Duhet ndarë partia socialiste nga individi shukri, ajo parti që e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve”, tha Damian Gjiknuri.
Por për sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Edi Paloka kjo ngjarje duhet tu shërbejë dibranëve për të reflektuar mbi drejtimin që do të marrin në të ardhmen.
“Drejtimi i duhur nuk ishte dhe aq i duhur, ka mjaftuar kaq kohë që dibranët të rikthehen për të rifilluar edhe një herë në dibër rikthimin e demokracisë dhe progresit”, u shpreh Paloka. (tch / r.a)