Nëntë nepalezë Sherpas u ngjitën orët e fundit në malin Everest, duke u bërë alpinistët e parë që kanë pushtuar majën më të lartë në botë në dy vitet e fundit, sipas zyrtarëve të Nepalit.
Sherpas, një grup etnik që banon në Nepalin Lindor, ndihmojnë dhe janë zakonisht shoqërues të ekspeditave në Himalaje, por shërbejnë edhe si udhërrëfyes dhe mbajtës të pajisjeve.
Rreth 300 alpinistë kanë tentuar që nga fillimi i vitit, që bashkë me drejtuesit e tyre të ngjiten në malin Everest, lajmeron BETA.
Pritet që shumë ekspedita të jenë të suksesshëm në maj, muajit më të favorshëm për ngjitje për shkak të kushteve të mira atmosferike.
Autoritetet nepaleze shpresojnë për një sezon të suksesshëm alpinizmi në vitin 2016, pas atij katastrofik të vitit të shkuar prej një orteku, që e ka shkaktuar tërmeti i tmerrshëm, i cili vitin e kaluar vrau 19 alpinistë dhe 61 te tjerë u plagosën.
Në vitin 2014, ortekët vranë 16 Sherpas, dhe ekipi i vetëm që atë sezon u ngjit në malin Everest llogariste një kineze dhe pesë Sherpas. (b.an)