Michel Temer, presidenti i përkohshëm i Brazilit, i cili mori detyrën dje pas pezullimit të Dilma Rousseff, ka ngatërruar një gazetar të një radiostacioni lokal nga Buenos Aires me presidentin argjentinas Mauricio Makri.
“Si jeni President? Do të dëshiroja t’ju vizitojë në Argjentinë?” i ka thënë Temer gazetarit të hutuar, i cili megjithatë nuk deshi të zbuloi identitetin e tij të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Gjatë një bisede të shkurtër, gazetari Jorge Garcia për asnjë moment nuk i është prezantuar presidentit të përkohshëm, madje nuk i kishte thënë se kush është ai.
Temer mendonte se kishte qenë kolegu i tij nga shteti fqinj, i cili i kishte telefonuar për ta uruar për pozitën e Presidentit.
Dhe kështu rrodhi biseda e çuditshme mes presidentit dhe gazetarit:
Garcia: Michel Temer, faleminderit që pranuat ftesën. Si jeni?
Temer: Përshëndetje, si jeni President? Unë jam mirë.
Garcia: Urime për postin e ri. Si jeni? Si e kaluat ditën e parë?/a.m.