Një gërvishtje mes një automjeti tip Fuoristradë dhe një tjetër automjeti tip Ford ka mjaftuar që të plasi sherri në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Medresesë, ku sipas raportuesit, shoferi i Fuoristradës i ka rënë automjetit tip Ford.
Mesa duket, sqarimi me fjalë ka qenë i pamundur dhe dy burrat që ishin në Fuoristradë kanë treguar forcën me shoferin tjetër, duke e goditur atë me grushte e shqelma në mes të rrugës. Edhe pse në një moshë madhore, ata nuk janë kursyer, por janë zënë si të ishin adoleshentë.
Vallë, çfarë shembujsh po marrim çdo ditë kur shohim burra në moshë të bëjnë këto veprime? Mos ndoshta sjellja e adoleshentëve sot është pasojë e shembujve të tillë? Pas këtij sherri që mund të kishte përfunduar më keq, vallë a u zhduk gërvishtja e makinave? Çfarë zgjidhën burrat në fjalë me dhunën e ushtruar?
Sidoqoftë, raste të tilla janë thjesht dëshmi e një degradimi të shoqërisë sonë, që nëse nuk tregohemi të matur në raste të tilla, mund të bëhet akoma më keq! (jetaoshqef / a.r)