Si sot, por më 1904, lindi poeti kilian Pablo Neruda. Ai mori pjesë në Luftën Civile të Spanjës, pas të cilës ai iu përkushtua idealeve të drejtësisë sociale. Ai fitoi çmimin “Nobel” për letërsi më 1971 (Disa nga veprat e tij janë “Muzg”, “Njëzet poezi dashurie dhe një poezi e dëshpëruar”, “Me Spanjën në zemër”).
Si sot por më 1918, lindi inxhinieri amerikan Julius Rosenberg, i cili bashkë me gruan e tij Ethel (Ethel), më 1953 u bënë civilët e parë në Shtetet e Bashkuara, që u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan për spiunazh, pavarësisht fushatës në mbarë botën për t’ua kursyer jetën. (b.an)