Menjëherë pas takimit me grupin parlammentar të PD-së ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, në mënyrë lakonike, u është kundërpërgjigjur zërave kritikë brenda PD-së, se SHBA përfaqësoj një vend që ka punuar për 100 vite për pavarësinë e Shqipërisë.
“Për më shumë se 100 vite SHBA ka luftuar që Shqipëria të jetë një vend sovran. SHBA ka kontribuar në luftën kundër komunizmit, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në çlirimin e Kosovës, ka luajtur një rol vendimtarë. Në këto përpjekje ka pasur një kontribut të çmuar edhe PD-ja. Ne presim që ky kontribut të vijojë edhe për Reformën në Drejtësi”, ka deklaruar ambasadori Lu. Pak ditë më parë disa deputetë të PD-së u shprehën e pjesëmarrja e dy ambasadorëve të SHBA dhe BE-së në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, është “shkelje e sovranitetit”.
Ndërsa ambasadorja e BE-së nëTiranë, Romana Vllahutin, në prononcimin e saj e ka vlerësuar takimin me grupin parlamentar të PD-së si “të dobishëm”. “Sqaruam disa çështje që më parë nuk ishin të qarta. Ne kemi rënë dakord se jemi partnerë për të mirën e Shqipërisë. Ne kemi rënë dakord që kjo reform të miratohet. Do të sigurohemi se do të ketë një mekanizëm monitories rigoroz. Reforma duhet miratuar për qytetarët e këtij vendi”, ka deklaruar Vllahutin.
(javanews.al) Me. Ar