Si sot, por më 9 Maj të vitit 1502, nisi udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit lundërtari spanjoll Cristoforo Colombo. Ai e nisi lundrimin nga porti spanjoll i Cadiz drejt Botës së Re. Columbus vdiq në 1506 në Spanjë, i bindur se me udhëtimet e tij arriti në Azi.
Si sot, por më 1805, vdiq një nga poetët më të mëdhenj gjerman dhe botërorë Friedrich Schiller. Famën më të madhe e arriti me pjesën e përkthyer në shqip si “Cubat”, por edhe me “Don Karlos” dhe “Wilhelm Tel”, që janë ende në repertorin e teatrit botëror. (b.an)