Në fjalën e tij në evenimentin e bërë për Diën e Europës nga ana e Ministrisë së Integrimit, Kryeministri Rama e ka nisur fjalën duke ju drejtuar ambasadorit britanik teksa i ka uruar që kjo të mos jetë dhe hera e fundit që Anglia feston Ditën e Europës.
“Shpresoj që të mos jetë dita e fundit e festës së Britanisë në BE”- tha Kryeministri Rama.
Sakaq, Rama i ka bërë apel faktorit politik në vend, por edhe ndërkombëtar që të mos lodhet apo mërzitet, pasi Europa ka vend për të gjithë dhe se BE është një krijesë që meriton admirim.
“Nuk duhet të lodhemi, apo të mërzitemi, apo të llastohemi. BE është një krijesë që meriton kritika, por meriton admirimin si krijesa më e jashtëzakonshme e imagjinuar nga njeriu dhe projekti më i jashtëzakonshëm politik e njerëzor i bashkëjetesës në paqe. Jemi fatlumë që jemi në mes të Europës dhe kemi horizontin e mirëpërcaktuar që është ai i Bashkimit Europian” tha ai. Javanews/ a.k