Në Ditën e Europës, Kryeministri Edi Rama ka folur në organizimin që ka bërë Ministria e Integrimit për 9 majin, duke uruar se sot, komisioni i reformës në drejtësi, të mund të votojë në parim draftin e ndryshimeve kushtetuese, duke e afruar më shumë vendin pranë çeljes së negociatave me BE-në. Rama ritheksoi edhe një herë se neni 25 i draftit të reformës, që shkaktoi debat në lidhje me hetimin apo jo të ish ministrave të qeverive të shkuara, është një lapsus dhe se askush nuk do të përjashtohet nga hetimet.
“Mungesa e ambasadores Vlahutin është e justifikuar sot sepse ajo është duke ndjekur rrugëtimin e draftit të reformës në drejtësi që sot diskutohet në komision… dhe unë dua të uroj që sot, në ditën e europës, komisioni do të votojë në parim draftin për t’i celur rrugën diskutimeve të të gjitha nene të draftit, të një reforme historike e cila kalon nga një pasion tranziti në fluturimin e negociatave për tu ulur përfundimisht në aeroportin e BE.
Nga ana tjetër dua të flas për ata që janë të shqetësuar për një nen të draftit, nuk do te ketë asnjë amnisti për të gjithë ata persona që për vite i kanë shpëtuar drejtësisë. Besoj se në këtë pikë nuk do të ketë problem që të ketë një konvergjencë të plotë.”- tha Rama. javanews/ a.k