Nga Spartak Ngjela/
Të gjithë shqiptarët sot, kudo ku jane i kanë sytë e shpresës të Donald Lu dhe
Romana Vlahutin…
Dhe drejt e kanë. Perëndimi i lartë ka marrë përsipër të nxjerrë shqiptarët përfundimisht nga balta ku i ka fundosur diktatura për dyzet vjet, dhe korrupsioni dhe abuzimi i qeverive në 25 vjet të tjerë. Nuk ka më shpresë për të korruptuarit e mëdhenj. E shihni si janë strukur? Nuk flasin më. Por do thonë domosdoshmërisht Po! për NATO-n dhe për Bashkimin Europian.
A e shihni se çfarë personaliteti harvardas brilant ka dërguar Bashkimi Europian në Tiranë; dhe nuk e shihni diplomatin e shkëlqyer amerikan Donald Lu që di shqip me mire se liderët e korrupsionit, dhe komunikon vetëm shqip me shqiptaret?
Nuk ka asnjë gjë të rastësishme në politikën ndërkombëtare të Amerikës dhe BE-së. Gjithçka është e koordinuar mirë. Shqipëria do hyjë domosdoshmërisht në BE ashtu siç hyri ne NATO. Kaq mendjelehtë paskan qenë Berisha, Meta dhe përkrahësit e tyre? Pse, do ta linin Shqipërinë të shpërbëhej nga një grup hajdutësh katërmbëdhjetë vjeçarë në mendje, që menduan se gjetën parajsën në varfërinë e imponuar te shqiptareve?
Ky ishte tamam çasti kur historia jonë ù bashkua me faktin historik ndërkombëtar. Kush nuk e kuptonte dot këtë nuk duhej të hynte në politikë me një bisturi të ndryshkur dhe me gurrëthyesin e gurrëve të Skraparit, për të abuzuar mbi shqiptarët.
Korrupsioni nuk bashkohet dot më për të mundur harvardasen Vlahutin…ish gazetaren e BBC dhe CNN; dhe nuk mund ta mundë dot ambasadorin omnipotent të Amerikës që e flet shqipen me frazë të regull kuptimore shqipe, e jo si Saliu, që e flet shqipen përçart e me sallatë fjalësh.
Shqiptarët po presin triumfin e tyre që këtë javë. Dhe nuk presin kot… Javanews/ a.k