Më 26 janar të vitit 1936, Stalin dikur ishte prezent në performancën e operës së njohur të Dmitri Shostakovich, “Lady Macbeth of Mtsensk” në teatrin “Bolshoi” në Moskë, dhe kompozitori ishte ndier në siklet kur e kishte parë liderin sovjetik dhe shoqëruesit e tij qeveritarë tek e kishin lënë zbrazët vendin e tyre para aktit final.
Dy ditë më vonë, në gazetën zyrtare të partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik “Pravda” u shfaq një denoncim i ashpër për atë mbrëmje, me kryetitull “Kaos në vend të muzikës”, shkruan “New York Times” transmeton “Koha Ditore”. Ky vështrim, operën e Shostakovich-it e cilësonte me “shije të çoroditur borgjeze e muzikë neorotike”.
Njerëzit spekulonin se ky kishte mundësi që këtë ta ketë shkruar vetë Stalini. Sindikata e kompozitorëve gjithashtu e dënoi menjëherë operën dhe përkrahësit e dikurshëm nisën ta kritikonin Shostakovich-in në fjalimet e deklaratat e tyre.
Shostakovich ishte aq i bindur që policia sekrete do të vinte ta merrte në mes të natës, saqë thuhej se ai mbante një valixhe të mbushur me rroba për të qenë gati për arrestimin e tij. Julian Barnes këtë eveniment traumatik e bën qendër të portretizimit fiktiv të Shostakovich-it në romanin e tij të ri ambicioz por klaustrofobik “The Noise of Time”.
Është libër që përpiqet të kthejë marrëdhënien komplekse të kompozitorit me autoritetet sovjetike në një alegori orvelliane për gjendjen e artistëve në shoqëritë totalitare – dhe një shëmbëlltyrë “kafkiane” për përpjekjet e një burri të frikësuar që të luftojë me realitetin surreal, edhe pse ai e vë në dyshim bashkëfajësinë e tij me sistemin (b.an)