Një grua në Brazil donte të vetëvritej dhe kishte dalë në dritaren e katit të dhjetë me qëllim që nga aty të hidhej.
Gruaja e paidentifikuar ka nxjerrë këmbët jashtë dhe ishte shumë pranë kryerjes së aktit të rëndë të vetëflijimit.
Ajo ka refuzuar thirrjet që të hyjë brenda dhe kësisoj një zjarrfikës ka “hyrë në lojë”. Zjarrfikësi ishte lidhur me litar dhe zbret që lart. Ai shihet se si e gjuan gruan me shkelm në gjoks në mënyrë të dhunshme, duke e shtyrë brenda banesës.
Veprimi i zjarrfikësit ishte efikas dhe gruaja shpëtoi./a.m.