Një moment drithërues është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një veteriner duke u rrahur me dy plaçkitës të armatosur.
Mjeku Luian Lozano 27-vjeç, ishte duke punuar në ndërrimin e natës në një klinikë, kur dy burra të armatosur urdhëruan stafin mjekësor dhe klientët të dorëzojnë sendet e tyre.
Plaçkitësit e armatosur kishin ndërprerë një lindje me prerje cezariane, duke detyruar pronarin e kafshës që po asistonte në operacion, t’iu japë të hollat që i kishte me vete.
Por në momentin që u futën në zyrën e mjekut Lozano në klinikën Med në Meksikë, ai u përlesh me dy burrat e armatosur dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Në video shihet se si njëri nga plaçkitësit mundohet të hipë në banakun e recepsionit, por veterineri e kap duke e përplasur për tokë.
Disa sekonda më vonë plaçkitësi i dytë i drejton armën mjekut, por ky fakt nuk e ndaloi atë të vazhdojë sulmin ndaj tyre.
Në fund njëri prej tyre arrin të largohet me paratë që u vodhi klientëve.
Lozano i cili dikur ishte marrë me boks, ka deklaruar para gazetarëve se nuk pati frikë të ndeshej me grabitësit.
Telegrafi/d.i.